‘Foltorja’ e Devollit’, Berisha: Demokratët u ngritën mbi presionet e narkoshtetit dhe peng-kryetarit

214
Sigal

‘Foltorja’ e zjarrtë e Devollit ndez peshë demokratët

 Qindra demokratë presin Berishën, mes një entuziazmi  të madh

Përmbyllet “Foltorja” në Devoll, mes një entuziazmi të paparë, pas një turi në të gjithë Shqipërinë, një iniciativë e paparë kjo në jetën politike të viteve të fundit. Një iniciativë e cila tek e fundit, zgjoi përfundimisht demokratët të cilët sikur ishin mësuar me atë përgjumje, duke i lënë gjërat të rridhnin kundër interesave të gjithesecilit prej nesh, e për më tepër, duke kapërcyer edhe ‘vijat e kuqe’ tw sigurisë kombëtare që kanë rëndësi jetike për vetë ekzistencën e Kombit dhe të shqiptarëve, me pazaret që janë bërë qoftë me Detin, qoftë me Tokën e të tjera. “Foltorja” ka nisur kështu, rrugën e ndryshimeve të mëdha që presin Shqipërinë.

Uragan, demokratët u ngritën mbi presionet e narkoshtetit dhe peng-kryetarit

“Delegatët e Devollit u bashkuan ndër të parët me nismën për një PD më të bashkuar, më fortë dhe më të hapur. Firmosën me një akt historik rithemelimin e PD me datën 11 dhjetor, rithemelimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Foltorja me vullnetin tuaj me mbështetjen tuaj, një tërësi idealesh fisnike, të djemve dhe vajzave, djemve dhe grave që donin të ngrioheshin nga këneta e poesizmit, në lartësinë e idelave të tyre, të shpresave të tyre, u shtrua kjo në mrekullinë e vërtetë shqiptarë,. në mrekullinë e dytë të Shqipërisë nga 90 e deri sot.  Foltorja në udhën e saj në një hark kohor të shkurtër, bashkoi rreth vetes qindra e mijëra demokratë, u shpreh Berisha.