Abdulla Omuri: Invalidët e Punës diskriminohet çdo ditë nga mospërfillja e institucioneve shtetërore

213
Sigal

Dita e 3 Dhjetorit është caktuar nga OKB si dita e Personave me Aftësi të Kufizuara. Po kështu Shqipëria ka ratifikuar edhe Konventën e OKB për PAK. Natyrisht, si nga konventa, po ashtu edhe nga ligjislacioni aktual PAK kanë të saksionuar me ligje disa të drejta. Për hir të së vërtetës Invalidët e Punës diskriminohen çdo ditë nga mospërfillja e institucioneve shtetërore kërkesave të kësaj kategorie. Në fakt shumë OJF sot patën takime, diskutuan, për problemet e tyre, por më kot, nuk pati një vullnet nga autoritetet shtetërore për t’i respektuar dhe për t’i ndëgjuar ato. Sipas informacioneve të mija të marra nga kolegët Europianë , shumë shtete, krijuan në Parlamentet e tyre seanca dëgjimore për PAK. Më vjen mirë që një grup Para dhe Tetraplegjikë protestuan dje për të drejtat e tyre. Më vjen mirë që i takoi edhe Kryeministri. Ne invalidët e punës kemi zgjedhur rrugën e dialogut. A mos jemi gabim ? Edhe ne kemi bërë kërkesa të pranuara, por administrata MF nuk preferon t’i dëgjojë. Arësyeja duke bërë rolin e kungulleshës jo e ka MF , jo e ka MSHMS.

Sot Invalidët e punës që kanë kontribuar në punë janë më të diskriminuarit e shoqërisë. Jetojnë në një varfëri ekstreme. Me një pension mujor nga 7860 lekë deri në 14270 lekë. Ju kërkuam në buxhetin e vitit 2022 rritjen me 1000 lekë të ndihmës së paaftësisë , e premtuar në 2013. Ju kemi kërkuar indeksimin e ndihmës të paaftësisë , siç indeksohet për kategoritë e tjera. Ju kërkuam 500 lekëshin e mohuar. Na u premtua nga ish Ministerja e Financave , nuk u realizua. Të dashur kolegë, ne nuk do të bëhemi pesimistë dhe nuk do të ndalojmë kurrë në kërkesat tona të ligjshme. Të drejtat e të gjithë PAK në Botë janë fituar me sakrifica. Mendojmë se ka ardhur koha që edhe ne, të sakrifikojmë për të drejtat tona, se këto të drejta janë edhe të familjeve dhe të fëmijëve tanë.