Presidenti Meta poston foto nga plazhi, dhe jep mesazhin kundër racizmit

278
Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka kaluar këtë të diel buzë detit. Kreu i shtetit nuk ka hezituar të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Meta ka publikuar foto me Frensis, një njeri me ngjyrë që jeton në Shqipëri. Ai shkruan: “Me Frensiis, e diela është më e bukur”

Duket se mesazhi i kreut të shtetit është mjaft i thellë, teksa SHBA është duke u përballur me protesta masive pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Kujtojmë se në SHBA, George Floyd, një njeri me ngjyrë, ndërroi jetë, në kohën që u arrestua nga një polic.

Kjo ngjarje më tej coi në protesta të mëdha në shumë qytete amerikane, ndërsa për të reaguan edhe personalitete të rëndësishme nga politika, sporti, arti, kultura etj.