Korçë/ Masakroi fqinjin me sëpatë, vetëvaret në qeli autori

314
Sigal

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në burg. 5 muaj pasi i preu kokën fqinjit, i ka dhënë fund jetës në burg. Zamir Topi, autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, ngjarje e ndodhur rreth 5 muaj më parë në Korçë është varur në qelinë e tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së shtunës, sipas burimeve, në Burgun e Zaharisë në Krujë, ku vuajnë dënimin personat me probleme të shëndetit mendor.

Ai kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Në muajin janar, 42-vjeçari Topi vrau në mënyrë makabre bashkëfshatarin në Pazarin e Korçës, ku ai tregtonte banane.

Ngjarja ndodhi në një zonë të mbipopulluar duke shkaktuar panik. Topi fillimisht u largua nga vendngjarja, por u kap disa minuta më vonë nga policia, teksa në dorë kishte ende sopatën me të cilën kreu krimin. Shkak i këtij konflikti mësohet të ketë qene vendosja e varrit të të ëmës pranë varrit të babait të viktimës.