Berisha: Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, e di se do dënohet 32 vjet burg!

282
ISTANBUL/TURKEY, 30OCT08 - Participants at the World Economic Forum on Europe and Central Asia in Istanbul, 30 October - 1 November 2008. Copyright World Economic Forum (www.weforum.org)/Photo by Serkan Edeleklioglu
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “të paparë”, momentin kur kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk arriti ta përmbante më veten në debatin e fortë që pati mbrëmjen e së enjtes në Opinion me disa gazetarë.

Berisha ka përzgjedhur momentin më pikant, sa tensionues, aq edhe qesharak, kur analistëve të ulur në studio, Kryeministri iu vërvit sipër kokës dhe e vetmja gjë që ata mund të bënin nga ai “sulm” ishte të mbronin veten me maska.

“Skenë e paparë! – komenton Berisha. –  Nuk thuhet kot për të se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyrë. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega-afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave. Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet, gazetarëve në studio, si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetësor, nga tmerri dhe tërbimi. Kjo, sepse ai e di se ka kryer mega-vjedhje, për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet burg!“ ka nënvizuar ish-Kryeministri.