Denoncimi/ “I afërmi i deputetit të PS-së, i arrestuar për grabitje, po e mbajnë të fshehur çështjen”

756
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital që thotë se kushëriri i një deputeti të Partisë Socialiste është arrestuar për grabitje shtëpish. Denoncuesi thotë se është djali i xhaxhait të deputetit Jurgist Cyrbja dhe se po bëjnë çmos ta nxjerrin para 72 orëve dhe po e mbajnë të fshehur ngjarjen. Berisha shkruan se maxhoranca kontrollon drejtësinë. STATUSI I BERISHËS: Qytetari digjital informon:

Narkoshumica kontrollon drejtësinë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb “Përshëndetje Doktor, po ju bëj me dije, se është arrestuar çuni i xhaxhait të deputetit Edmond Cyrbja. Çuni i xhaxhait Jurgist Cyrbja, që është deputet i PS. Edmond Cyrbja është arrestuar për grabitje shtëpiash dhe po bëjnë çmos ta nxjerrin, sepse nesër bën 72 orë nga arrestimi i tij dhe po e mbajnë të fshehur, si lajm, ngaqë është çuni xhaxhait të deputetit nuk shkruan asnjë gazetë apo TV. Ju lutem bëni verifikimet dhe bëjeni publike këtë rast anonim kuptohet”.