Presidenti Meta nga Vlora i bën thirrje politikës për reflektim dhe bashkim

217
Sigal

Pas ceremonisë zyrtare në Vlorë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i përcolli politikës një mesazh.

“Kjo është festa më e rëndësishme. Dita e Flamurit, e Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”.