Presidenti Meta: Marrëzitë e qeverisë penalizuan negociatat

225
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për qëndrimin e kancelares Angela Merkel për negociatat. Presidenti Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet një partiake dhe marrëzirat e rilindjes kanë penalizuar Shqipërinë për negociatat.

Qeveria në mënyrë të qëllimshme i ka shkelur kushtet e vendosura nga Bundestagu”,- tha kreu i shtetit në një intervistë televizive.

Kreu i shtetit përmendi si penalitet për negociatat dhe çështjen e zgjedhjeve moniste lokale.

“Në muajin maj, në krizën e çmendur të para zgjedhjeve lokale, vetëm dy institucioneve bënë përpjekje maksimale që Shqipëria të mos shkonte zgjedhje një partiake. Bundestagu bëri të qartë se me zgjedhje një partiake pozita e Shqipërisë do të ishte më e rëndë dhe vetëm Presidenti bëri përpjekje për tryezë të përbashkët”,- tha Presidenti.