Raporti I DASH: Korrupsioni ka mbërthyer të gjitha strukturat e qeverisë

475
Raporti i vitit 2016 për Shqipërinë i DASH ka një shuplakë të fortë për qeverinë
Raporti për të drejtat e njeriut 
Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin ligjor parlamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërsa presidenti zotëron pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në qershor 2015 vendi zhvilloi zgjedhje lokale për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) e vlerësoi ditën e zgjedhjeve përgjithësisht pozitivisht, por vuri re disa parregullsi proceduriale. Në vitin 2013, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare, të cilat sipas raportimit të OSBE-së ishin konkurruese dhe respektuan liritë themelore, por u zhvilluan në atmosferë mosbesimi, e cila ndikoi gjithë mjedisin zgjedhor.
Autoritetet civile mbajtën nën kontroll efektshëm forcat e sigurisë.
Problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.
Pandëshkueshmëria mbeti problem.
Ndjekja penale dhe, veçanërisht prova e fajësisë, e zyrtarëve që kishin kryer abuzime mbetën sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe ata me interesa të forta biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale. Autoritetet ndërmorën disa masa teknike, siç ishte pagesa elektronike e gjobave për trafikun, për të përmirësuar përgjegjshmërinë e policisë, si dhe dënuan disa zyrtarë të niveleve të ulëta për abuzime.
Kushtet në burgje dhe në qendrat e paraburgimit
Mungesa e trajtimit mjekësor, sidomos për çështjet e shëndetit mendor, ishte një problem serioz, ashtu sikurse edhe ndërtesat e mbipopulluara dhe infrastruktura e dobët fizike e tyre. 
Rikthimi i pronës
Mijëra pretendime për pronë private dhe fetare, konfiskuar gjatë periudhës së komunizmit mbetën të pa zgjidhura nga Agjencia e Trajtimit dhe Kompensimit të Pronave. Pretenduesit mund t’i apelojnë çështjet në Gjykatën Evropiane (GJEDNJ) dhe gjatë vitit qindra raste-shumë prej tyre lidhur me pronën-ishin në pritje të shqyrtimit atje.
Liria e fjalës dhe e shtypit
Kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta. Pati raportime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale kërkuan të ndikonin median në mënyrë të papërshtatshme. Liritë e shtypit dhe të medias: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar trysni të drejtpërdrejtë ose jo, politike e ekonomike në media, përfshirë kërcënime dhe dhunë kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin histori krimi dhe korrupsioni. Trysnia politike, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e kanë kufizuar median e shkruar të pavarur dhe gazetarët raportuan se kishin praktikuar vetë-censurim. Mediat në internet (online) patën një rritje dramatike gjatë vitit, e cila shtoi diversitetin e pikëpamjeve. Sipas vlerësimeve të 2015, rreth 15 për qind e 1500 gazetarëve të vendit kanë punuar në mediat online. Në raportin vjetor Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias, Bordi Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Shkëmbimit tregoi se kriza ekonomike ka vazhduar të dëmtojë pavarësinë e medias. Të paktën një gazetë e madhe u mbyll për arsye financiare. Financimi për organizatat që guxonin për një shtyp më të pavarur mbeti i kufizuar dhe shtypi ishte i ndjeshëm ndaj keqpërdorimit nën presion të vazhdueshëm politik dhe ekonomik.

Ligjet për shpifjen: Ligji lejon palët private të dorëzojnë padi penale dhe të marrin kompensim financiar për fyerje ose botim të qëllimshëm të informacionit të pavërtetë. OJQ-të raportuan se gjobat, të cilat mund të ishin deri në 3 milionë lekë, ishin të tepërta dhe e kombinuar me vendosjen e një dënimi në rekordet penale të të pandehurit, ato rrezikuan lirinë e shprehjes.
Zgjedhjet dhe Pjesëmarrja Politike
Në qershor 2015 vendi zhvilloi zgjedhjet lokale në mbarë vendin për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Në raportin përfundimtar misioni i vëzhguesve të OSBE-së raportoi akuza të përhapura për presion mbi votuesit, të cilat, bashkë me raste të vëzhguara në ditën e zgjedhjeve, ngritën shqetësime për mundësinë e votuesve për të votuar lirisht. Disa vëzhgues deklaruan, se partitë politike ofruan të paguanin këtë tarifë në shkëmbim të votës. Deri në tetor nuk pati ministra apo deputetë romë.
Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri
Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e zyrtarëve, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektivitet dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korrupsioni pa ndëshkueshmëri .

Korrupsioni: Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Deklarimet financiare: Ligji u kërkon punonjësve publikë të deklarojnë pronat e tyre në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit (ILDKPKI), i cili monitoroi dhe verifikoi deklarime të tilla. Deri në shtator, ILDKPKI-ja kishte gjobitur 253 individë, përfshirë ministra, zv/ ministra, anëtarë Kuvendi, dhe krerë institucionesh për mosdeklarimin e pasurive të tyre, për vonesa në deklarime ose për konflikte interesi. ILDKPKI-ja raportoi, se deri në gusht ajo kishte referuar 63 raste të reja për procedim. Këto raste përfshinin

13 gjykatës, dy prokurorë, shtatë anëtarë parlamenti, dy ambasadorë dhe 39 zyrtarë të qeverisë lokale me akuza që përfshinin refuzimin për deklarim, fshehjen ose falsifikimin e deklarimeve të pasurisë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.
Më tej në raport DASH shqyrton: 
Roli i Policisë dhe i Aparatit të Sigurisë/ Mohimi i gjyqit të drejtë publik/ Procedurat gjyqësore dhe kompensimet civile/ Ndërhyrje arbitrare në privatësi, familje, shtëpi ose korrespondencë/ Diskriminimi, Abuzimet Shoqërore dhe Trafikimi i Personave, Gratë/ Pakicat Kombëtare, Racore, Etnike, Akte Dhune, Diskriminimi dhe Abuzime të Tjera Bazuar në Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor/ Stigma Shoqërore ndaj HIV dhe SIDA, Dhunë a Diskriminim Tjetër nga Shoqëria/ Të drejtat e punëtorëve (ndalimi i punës me detyrim/ ndalimi i punës së të miturve dhe mosha minimale për punësim/ diskriminimi në lidhje me punësimin ose zanatin/ kushtet e pranueshme të punës)
Sigal