Panairi multidimensional i Klik Ekspo Group, bashkon biznesin, investitorët e huaj dhe kulturën në Tiranë

690
Sigal

Panairi Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event (UFI – Organizata Globale e Panaireve dhe Ekspozitave), mbërrin në përvjetorin e tij të 25-të, me krenarinë e një evenimenti që i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet në Shqipëri, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet shtetërore shqiptare, për t’u informuar mbi politikat në mbështetje të biznesit dhe investimeve të huaja, partneritetit publik-publik dhe publik-privat, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet në sektorët prioritare, procedurat e delokalizimit; e nga ana tjetër sipërmarrësit shqiptare në kërkim të ndërkombëtarizimit dhe formulave lehtësuese për prodhuesit vendas. Në një panoramim të shpejtë për dijeninë Tuaj, edicioni i 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, mund të përmblidhnim:

Pavijonet e Shteteve:

Pavijoni i Turqisë: Dikur një Panair i mëvetësishëm kushtuar ekskluzivisht eksporteve turke në Shqipëri, sot Pavijoni i Turqisë, rikthehet si Guest of Honour Country, nën organizimin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agro-ushqimore, teknologji për bujqësinë dhe blegtorinë; elektronikë dhe materiale elektrike; industria e përpunimit të drurit, design & arredim; Një histori suksesi ajo e Pavijonit të Serbisë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar për të 15-tin vit me radhë nga, Dhoma e Tregtisë e Serbisë, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik të Serbisë, Vel-expo. Rikthehen këtë edicion me mbi 50 kompani me interes shumësektorial për tregun dhe investimet në Shqipëri. Pavijoni i Republikës Popullore të Kinës, po cek 10-vjeçarin e një bashkëpunimi të pandërprerë me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës: Rajoni i Ningbo, risjell prodhuesit me në zë në sektorin e elektronikës dhe konsumit të përditshëm, tekstile, energji e rinovueshme, industri kimike etj. Përfaqësimi Institucional i Greqisë nëpërmjet Dhomës së Tregtisë së Janinës dhe Programe mbështetëse evropiane dhe cross-boarder, me prezantimin e mbi 20 kompanive që propozojnë jo vetëm produkte të përfunduara, por edhe teknologji e zgjidhje për sektorin mjekësor, industri agro-ushqimore, materiale elektrike etj. Përfaqësimi Institucional i Malit të Zi, nëpërmjet Dhomës së Tregtisë, me një përzgjedhje ekspozuesish në sektorët agro-ushqimor, elektrik, por edhe investitorë ne fushën e turizmit dhe agro-turizmit. Përfaqësimi Institucional i Republikës së Maqedonisë, zgjedhur këtë edicion të mbërrijë edhe përmes Kulturës, duke sjellë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës me Projektet e përbashkëta ndërkufitare, bashkë anëtarësimi ne rrjetet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, rrjetet Traduki etj., në kuadër të botimeve dhe shpërndarjes së ndërsjellë të Kulturës dhe Letërsisë, industrisë së printimeve, paketimeve, agro-ushqimore etj. Harta e Italisë zgjerohet me edhe më shumë Krahina: Puglia dhe Marke I lënë vendin me rotacion rajoneve më të qendrës dhe Veriut si Lazio, Toscana, Emilia Romagna, duke ecur ne hap edhe me praninë e shtuar te sipërmarrjeve me kapital Italian në Shqipëri, në kuadër të procedurave lehtësuese për delokalizimin dhe investimet e huaja në vend, duke çelur realitete të reja prodhuese, vende pune e mendësi të reja në mënyrën e menaxhimit. Të tjerë ekspozues nga Rumania, Belgjika, Kroacia, Austria, Sllovenia, Çekia, dhe patjetër Kosova, të cilët e shohin Shqipërinë jo me si një treg i mundshëm me konsumatorë fundorë, por edhe si mikpritës për të ndërtuar realitete ekonomike e prodhuese. Sallonet Monosektoriale në katër hollet e ekspozimit ne Pallatin e Kongreseve, ane të orientuara drejt prioriteteve si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mbrojtja dhe Siguria, Slow Food & Programet IPARD:

Ndër sektorët më mirë të përfaqësuar si nga vendësit ashtu dhe ekspozuesit dhe investitorët e huaj, mbetet dhe ai i Bujqësisë, Blegtorisë, dhe Industrisë Agro-ushqimore: Shqipëria përfaqëson një vend me prirje të lartë bujqësore, me një disponueshmëri të mirë hidrike, numër të konsiderueshëm të bujqve të rinj në kërkim të modernizimit të sektorit. Një moment i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen e fermerëve në Programet e Zhvillimit Rural dhe financimet. EU – IPARD.

Rikthehet Salloni Ndërkombëtar Energji, Transport & Infrastrukturë, nën kujdesin e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, me konceptin e përforcuar nga piketat e stimuluara nga kërkesat e investitorëve ndërkombëtarë të sektorit, për kursimet në energjinë elektrike, propozimin e burimeve alternativave, ripërtëritjes së rrjetit të infrastrukturës rrugore, aeroportuale (projektet e Aeroportit të Vlorës, të Kukësit) me theksin e veçante tek Rruga e Arbërit, projektet ambicioze madhore për transportin ajror (realizimi i suksesshëm i Air Albania) dhe detar, ripërtëritja e rrjetit hekurudhor, siguria e transportit rrugor, mirëmbajtja e segmenteve rrugore, shërbimet në dobi të qytetarit. Veçoria e këtij edicioni do të jetë rikthimi i Ekspozitës Ndërkombëtare mbi Sigurinë dhe Mbrojtjen, e cila përtej anës komerciale e promovuese të industrisë dhe teknologjive të reja në këta dy sektorë, të cilët e shohin Shqipërinë protagoniste e faktor stabiliteti në mbarë Rajonin, u jep mundësi Institucioneve Shtetërore të mund të promovojnë zbatueshmërinë e politikave dhe programeve sensibilizuese që vënë ne qendër të vëmendjes qytetarin si përfitues fundor i sigurisë dhe stabilitetit. Do të donim të vinim në dukje ndër të tjera, që një eveniment me standarde të tilla të emetuara ndërkombëtare, në një përvjetor kaq të rëndësishëm, nxit po ashtu ekspertë dhe personalitete të fushave të ndryshme sociale, ekonomike, apo politike, për të ofruar ndihmesën dhe përvojën e tyre përballë një auditori të interesuar, që nga studentet deri tek drejtuesit e komunitetit të biznesit dhe autoritetet. Në programin e Panairit Ndërkombëtar, disa personalitete të rëndësishme të botës së sipërmarrjes janë ftuar për të relatuar dhe ndarë përvoja e know-how, ndër të cilët do të përmendnim Prof. Paul Hodgkins nga UK, si dhe ekspertë nga Italia, Serbia, ne fushën e Menaxhimit institucional, mjedisit, mbrojtjes dhe sigurisë.