Ishte në kërkim ndërkombëtar, kosovari arrestohet në Morinë

484
Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua Shaban Sinani, 38 vjeç, banues në fshatin Resinoc, Kosovë. Gjykata e Zvicrës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Pastrimi i provave”, parashikuar nga nenet 139/1/2, 144, 188 dhe 305 të K.Penal Zvicerian.

Gjithashtu, Prokuroria e Vjenës, Austri, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Vjedhja e rëndë”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sigal