Këshilltari i Kuvendit: Objektivë e Metës ende rënia nga pasha

448
Zëdhënësi i kryetarit Ilir Meta, Emiljano Aleksi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook pas disa shkrimeve në disa media të shkruara se në godinën e selisë së Kuvendit do të vendoset një ashensor ku sipas tyre kjo do të ishte në shërbim të kryetarit të Kuvendit. Aleksi përveç sqarimeve se përse do të vendoset ky ashensor ka ironizuar PD duke thënë se Ilir Meta ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës së tij dhe se nuk preferon që të përdorë ashensorin.
“Kuvendi i Shqipërisë lidhur me lajmin e publikuar sot ne organin zyrtar të Partisë Demokratike (RD), për publikimin e një prokurimi për ashensorin në ambientet e Kuvendit sqaron; Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve. Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit. 
Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”, shkruan Emiljano Aleksi.
Sigal