KQZ çregjistron kandidatit e PD-së në Kurbin

519
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashton nga gara elektorale e 21 Qershorit Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit demokrat Mhill Fufi, i cili ishte zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Kurbinit. 
Partia Socialiste i ka kërkuar KQZ-së mosregjistrimin e kandidatit të PD, Ilir Pjetraj, për kryetar bashkie në Kurbin. Përfaqësuesi ligjor, Genc Gjonçaj, mbrojti sot paradite në KQZ kërkesën ankimore të socialsitëve. Sipas PS, regjistrimi është i jashtëligjshëm, duhet shfuqizuar vendimi KZAZ. Dokumentet për kandidatin Pjetrajt u paraqitën me 13 Maj dhe ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. 
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti u shpreh kundër kësaj ankese, pasi sipas tij, regjistrimi i kandidatit Pjetraj është në respekt të ligjit dhe nuk ka asnjë arsye të kundërshtohet.
Gjatë mbledhjes së sotme KQZ do të miratojë gjithashtu dhe përmbajtjen e fletës së votimit, sipas shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar të bashkive, Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Konispol, Himarë, Finiq, Delvinë, Fushë Arrës, Pukë dhe Vau-Dejës. Po ashtu, Komisioni Zgjedhor do të miratojë dhe përmbajtjen e fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive në zonat zgjedhore të mësipërme.
Sigal