Presidenti Meta: Heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar, është shkelje e të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime

170
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë për “TV Apollon” në Fier se heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar, është shkelje e të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime.

Heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar, është shkelje e të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime. Edi Rama e bën këtë për të parandaluar votën kundra që do marri nga emigracioni. Po, unë jam në fushatë për të mbrojtur votën e lirë. Çfarë punë më të rëndësishme ka Presidenti Republikës se të mbrojë votën e lirë.
Zgjedhjet janë një moment bashkimi jo më kot dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore i cakton Presidenti.”,- tha Kreu i Shtetit.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë të shkojnë drejt qendrave të votimit më 25 Prill. Të ndërgjegjësohemi që me anë të votës së lirë të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë në Shqipëri, dhe të shmangim çdo konflikt të panevojshëm ditën e votimit. E përsëris që këto janë zgjedhje të cilat janë për 100 vitet e ardhshme, të tregojmë qytetari dhe demokraci në zgjedhje.”,- shtoi më tej Presidenti Meta duke i kërkuar ta dënojnë Rilindjen me votë në zgjedhjet e 25 prillit.