Drejtuesi politik i PD, në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu: Bandat e Rilindjes kanë nisur zanatin e vjetër të blerjes së votave

276
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politiki i Qarkut Dibër, për Partinë Demokratike, Xhelal Mziu ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale me banorët e fshatit të Melanit, në Dibër nga ku tha se entusiazmi dhe era e fitores tashmë ndihen kudo.

“Pjesëmarrje masive, të djathtë dhe të majtë të ndershëm , të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes, po vërshojnë shesheve të cdo zone në Dibër për të rrëzuar këtë të keqe të madhe qe ka marrë peng Dibrën dhe gjithë Shqipërinë.”,- shprehet Mziu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, nga ku tregoi dhe pjesë nga takimi më banorë të kësaj zone.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Takimi përmbyllës me banorët e Melanit
Entuziazmi dhe era e fitores tashmë ndihen kudo.
Pjesëmarrje masive, të djathtë dhe të majtë të ndershëm , të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes, po vërshojnë shesheve të cdo zone në Dibër për të rrëzuar këtë të keqe të madhe qe ka marrë peng Dibrën dhe gjithë Shqipërinë.
Sot e keqja e përbashkët e demokratëve, socialistëve të ndershëm, e gjithë Shqipëtarëve është një…Edi Rama dhe Rilindja.
Bandat e Rilindjes kanë nisur zanatin e vjetër të blerjes së votave.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk kanl program, nuk kanë më projekt për të qeverisur por për të blerë vota dhe për të vjedhur 4 vjet të tjera se nuk do t’ia dalin.
Askush nuk do të ketë shans të blejë Dibranët.
Nuk do të ketë më një tjetër “dosje 184”, sejcili do ta “paguajë në dorë faturën e vjedhjes”.
Ne jemi shpresa
Ne jemi Besimi
Ne jemi e ardhmja
Ne jemi ndryshimi
Se bashku do ta ndryshojmë Shqiperinë
#VOTO_PD_AN_9
#ShqiperiaFiton