Etion Joka: Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI ka 11 mandate të sigurta në Tiranë

429
Sigal

Kandidati për deputet i LSI, në Qarkun e Tiranës, Etion Joka, në fjalën e tij gjatë mitingut që LSI mbajti në sheshin “Nënë Tereza”, është shprehur se, në zgjedhjet e 25 prillit, LSI ka 11 mandate të sigurta në Tiranë.

Fjala e plotë e Etion Jokës: 

Përshendejt Tirana, përshëndetje Shqipëria, përshëndetje njerëz të lirë të vendit tim. Sot, kam kënaqësinë të ju bëj një thirrje, një thirrje të gjithëve pa përjashtim, por në veçanti të gjithë qytetarëve të Tiranës; të marshojmë në 25 prill, të marshojmë drejt kutive të votimit dhe të tejkalojmë numrin e 11 mandateve të siguruara tashmë. Ky është momenti ynë, kjo është e ardhmja jonë.
Shqipëria është shtëpia jonë!

Asgjë nuk mund të na ndalë, asgjë nuk e ndal dot shpirtin tonë të lirë, asgjë nuk e ndal dot asnjë presion asnjë mekanizëm tjetër. Të gjithë bashkë në 25 prill.
Kam një thirrje të veçantë dhe nga zemra për socialistët, ata mijëra socialistë të ndershëm, dinjitozë; Bashkohuni me ne, bashkohuni me LSI, LSI është shtëpia e vetme e socialistëve. Fitore.