Presidenti Meta: Falenderoj median për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare

324
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e krijuar në vend nga shpërthimi i koronavirusit, sëmundja e rëndë që ka shënuar dy viktima e dhjetëra të prekur në vendin tonë.

I pari i vendit ka zgjedhur të falënderojë gazetarët, sidomos ata të terrenit që në këto moment të vështira po kontribuojnë në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

STATUSI I PLOTË

Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! 👏

Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱