Berisha: Skandal, të infektuarit me koronavirus mbahen bashkë me të sëmurët e tjerë

528
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se, dy të sëmurët me koronavirus, janë shtruar në të njëjtin spital me më shumë se 100 të sëmurë të tjerë.

Sipas Berishës, duhet që urgjentisht një spital në Tiranë të lirohet e të përdoret vetëm për të sëmurët me koronavirus.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministriti Sali Berisha:

Mashtrim skandaloz i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise!

Te semuret me Koronavirus i shtroi ne Spitalin Infektiv ku jane te shtruar mbi 100 te semure me semundje te tjera infektive

Pasi deklaruan dite me pare se kane gati spitalin infektiv me 130 shtreter me rastet me koronavirus, rezulton se keta te semure po shtrohen vertet ne Spitalin e Semundjeve Infektive por ai eshte plot me te semure me semundje te tjera infektive.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem kriminal qe kercenon ne menyren me serioze jeten e te semureve te shtruar me semundje te tjera ne ate spital dhe perhapjen me shpejtesi te epidemise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim tejet te rrezikshem per te semuret ne Spital dhe mbare shoqerine.

Per kete qellim eshte urgjente lirimi i njerit prej spitaleve te Qarkut te Tiranes dhe perdorimi i tij ekskluzivisht per te semuret me coronavirus.