LSI, Vasili: Jo shantazh për reformën në drejtësi

469
Pak para nisjes së seancës plenare, nënkryetari i LSI Petrit Vasili u shpreh edhe njëherë në emër të forcës së tij politike pro një Reformë me Konsensus dhe bazuar tek Venecia në të kundërt LSI nuk voton. Ky është qëndrimi mjaft i qartë dhe i pandryshuar i LSI tha Vasili pasi kjo është një ndër Reformat më të domosdoshme për vendin dhe të ardhmen
“Ne kemi pasur dhe kemi qëndrim të qartë e të pandryshuar duke patur vetëm një plan planin A : Reformë me konsensus dhe sipas Venecias dhe ky është i pandryshuar. Gjithashtu ne jemi të prerë dhe të qartë edhe lidhur me miratimin e kësaj Reforme duke mbajtur këtë qëndrim e duke i shërbyer këtij konsensusi pasi kjo është një reformë solide dhe domosdoshmëri. Sigurisht që një reformë e tillë parimore mund të organizizohet vetëm në këtë mënyrë përtej çdo shantazhi. Pasi kjo reformë smund të trajtohet si alibi elektorale për zgjedhjet sepse është domosdoshmëri.I vetmi institucion që duhet të respektohet është Venecia dhe ne atë mbështesim pasi vlerësojmë punën e ekspertëve”-u shreh Vasili.
Sigal