Presidenti Bajram Begaj për vizitën në Kalabri: Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme

34
Sigal

Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua. I nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore. Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar”, shkruan presidenti Begaj në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje nga vizita e tij në Kalabri.