U rikthye pas 48 vitesh për të dhënë kontributin e tij në Spitalin Infektiv, mjeku infektohet me Covid-19

369
Sigal

Mjeku Dhimitër Kraja u rikthye pas 48 vitesh për të dhënë kontributin e tij në Spitalin Infektiv të Tiranës, por rezulton pozitiv me koronavirus.

Kraja ndodhet i shtruar në spital. Këtë lajm e konfirmoi doktor Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin Open në Top Channel.

Pipero tha se doktor Kraja paraqet gjendje të lehtë dhe po mbahet nën vëzhgim, pasi rezultoi pozitiv, ndërsa shtoi se edhe për shkak të moshës, mesa duket virusi e ka prekur.

Përveç kësaj, Pipero bëri me dije se u janë bërë testet të gjithë mjekëve dhe infermierëve që kanë patur simptoma të Covid 19 dhe jo teste në masë.

Por, më së shumti lidhet me profesor Dhimitër Krajën. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira”.