Nuk përmbahet Jennifer Lopez, fotografohet duke bërë një gjest të pahijshëm ndaj paparacëve

46
Sigal

Jennifer Lopez është përballur së fundmi me një incident me paparacët. Në një foto të kapur nga fotografët, J.Lo e tregoi pakënaqësinë e saj në një mënyrë të veçantë duke bërë një gjest jo të hijshëm me gishtin e saj.

Incidenti ndodhi ndërsa Lopez ishte me partnerin e saj, Ben Affleck, në një nga vizitat e tyre të rregullta në zinxhirin e fast-food-eve McDonald’s.

Nuk përmbahet Jennifer Lopez, fotografohet duke bërë një

Edhe pse kamerat kapën momentin kur Jennifer Lopez bëri gjestin e saj drejt paparacëve, është e paqartë se çfarë e shkaktoi reagimin e saj.

Ngjarja ka ngjallur opinione dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe në media. Disa e mbështesin J.Lo-në për mbrojtjen e privatësisë së saj, ndërsa të tjerë kritikojnë gjestin e saj të vrazhdë, por ajo që shumë thonë është se edhe të famshmit janë njerëz dhe kanë të drejtën e privatësisë dhe të shprehin emocionet e tyre.

Përveç këtij episodi, ka raportime që sugjerojnë se marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të njohur si ‘Bennifer’, mund të jetë duke u përballur me tensione, pasi disa burime pohojnë se debatet në makinë janë të vazhdueshme.

Fansat e ‘Bennifer’ janë të tronditur nga lajmet që kanë dalë rreth çiftit, teksa paparacët e kanë kapur çiftin mjaft të mërzitur me njëri-tjetrin, ku me sa duket kanë pasur një debat që i ka lënë mjaft të nervozuar të dy.