Një korrier kokaine dhe një tregtar kanabisi që furnizuan një grup kriminal me drogë që kapte vlerën e rreth 190 mijë paund janë burgosur. Shqiptari Gentjan Kaloti dhe bashkëpunëtori i tij.
William Hunter u kapën pasi policia depërtoi në mesazhet e tyre të koduara. Në Gjykatën mbretërore të Newcastle, Kaloti u burgos për shtatë vjet pasi pranoi se ishte përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa Hunter u dënua me tetë vjet e një muaj pasi u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të llojit kokainë. Komploti i drogës përfshinte edhe tregtarin e kokainës David Borley, nga North Tyneside, i cili u burgos muajin e kaluar per 19 vite.
Policia e Northumbria tha se kishte nisur hetimet për një çështjeje kundër Borley dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2020 dhe zbuloi mesazhe të dërguara nga pajisja e koduar e Kalotit, në të cilën ai e quajti veten Alboss – kreu i një grupi kriminal shqiptar.
Oficerët zbuluan se Kaloti, kishte furnizuar bashkëpunëtorët me rreth 45 kg kanabis. Policia tha se kontrolli i një prone tjetër në Gateshead zbuloi 169,000 £ në para dhe disa automjete. Mesazhet zbuluan se Kaloti kishte koordinuar operacionin, shkruan BBC.
Një rrjet korrierësh droge përfshinte Hunterin, i cili kishte siguruar transportin për të shpërndarë ngarkesat e kokainës. 53-vjeçari kishte ruajtur gjithashtu 20,000 £ në shtëpinë e tij në Newcastle.