Plehrat, Gjosha kundër Ramës: Mos u fshih pas Europës

468
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për ligjin e importit të mbetjeve. “Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë për iniciativa të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve, përdorin shprehjen “thjesht kemi përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”! E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje”, u shpreh Gjosha. Sipas përfaqësueses së LSI-së: Së pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo çdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standarteve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerances ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja. “Eshtë më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe, nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës, duhet të degjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë çështje foli me një zë më të lartë se kurrë!”, tha Gjosha, duke kundërshtuar deklaratën e Ramës.
Sigal