Petrit Vasili: Rilindja ska mbajtur asnjë premtim ,shqiptarët nuk e besojnë më

12
Sigal

Petrit Vasili ka bërë një reagim të fortë për Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “grabitqar të certifikuar” dhe një mashtrues kronik që, sipas tij, nuk mund të besohet më nga asnjë qytetar shqiptar. Në një deklaratë të gjatë, Vasili theksoi se Rama po përpiqet t’i shpëtojë krizës politike përmes një vale të re premtimesh, të cilat i cilësoi si të kopjuara nga programi i opozitës.

Sipas Vasilit, qytetarët nuk bien më pre e tallavasë politike dhe propagandës mediatike, ndërsa e vetmja gjë që Rama ka mbajtur në këto vite është “premtimi për të vjedhur ndryshe”, një frazë që ai ia atribuon paralajmërimit të bërë nga Shalsi në vitin 2013.

Vasili akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në një regjim grabitqar që ka konsumuar çdo formë të pasurisë publike dhe private, nga buxheti i shtetit te koncesionet, pronat, tenderat dhe deri tek legalizimi i kultivimit të kanabisit.

Ai theksoi se opozita është forca me kredibilitet real politik, që ka dëshmuar rezultate historike gjatë kohës kur ka qenë në pushtet – nga NATO, liberalizimi i vizave, tek projektet madhore të infrastrukturës dhe bujqësisë.

Për Vasilin, zgjedhjet e 11 majit janë një moment qartësie politike, ku qytetarët duhet të zgjedhin mes një mazhorance të korruptuar që kërkon të zgjatet me katër vite të tjera për të grabitur edhe më tej, dhe një opozite që, siç u shpreh ai, ka seriozitetin për të sjellë ndryshimin rrënjësor.

Petrit Vasili:
A mund te besohen kurrë premtimet e grabitqarit te çertifikuar Rama?
Pasi u leshua neper media, tv, portale e pod caste me sharje, fyerje dhe tallava gjithfarësh Edi Rama kuptoi se keto lloj gallatash politike nuk i ha më njeri.
Dhe Rama filloi papritmas te premtojē e te shpraze premtime lloje lloje..
Opozita me shume te drejte tha se keto premtime ishin kopjuar nga Rama prej programit te saj dhe keshtu ishte vertet.
Por qe te jemi te sinqerte kopjimi i programit opozitar eshte nje histori e perseritur nga Rama per vite me radhe dhe te presesh nga ai qe te skuqet apo te zverdhet eshte vetem iluzion.
Thelbi i çeshtjes eshte tjeterkund dhe shume i thjeshte.
Pyetja e pakapercueshme eshte:
A mund te besohet grabitqari dhe mashtruesi kronik Rama nga shqiptaret?
Askush qe ka nje logjike normale as qe duhet ta degjoje më Edi Ramen dhe jo më ta besojë atë.
Premtimi i vetem i mbajtur i Rames eshte ai qe Shalsi pati paralajmeruar ne vitin 2013 kur tha:”ne do vjedhim ndryshe”.
Ky premtim u mbajt totalisht, sepse Rama dhe rilindasit vodhen vertet ndryshe, çdo dite e çdo orê dhe çdo gjë, qe paten ne dore: buxhet shteti me miliarda euro, ndihma financiare te huaja dhjetra e qindra milion euro, prona pa fund ane e kend Shqiperise nga bregdeti e deri ne male qofshin prona shteterore e deri tek prona me vogel private, me koncesione, investitore strategjikë, me tendera me 99%, me pastrim parash, me legalizim kanabisi etj.
Por premtime elektorale sigurisht qe grabitqari Rama nuk mundi te mbante as edhe një te vetëm.
Ndaj dhe shendetesia falas, uji 24 ore, TVSH zero per ushqimet baze, ujitja e tokave bujqesore, 300 mije vende pune etj etj nuk u mbajten kurre perkundrazi u katandisën keq e me keq.
Ndaj asnje shqetesim nuk duhet te kete në se grabitqari Rama kopjon.
Cfardo qe te premtoje ai askush nuk e beson më, sepse falimentimi i tij flet vete dhe qindra grabitqare ministra deputete, kryetare bashkie, drejtore, shefa, police te korruptuar e te perzjere me krimin shqiptaret i kane pare me syte e tyre dhe i kane provuar dhimbshem ne kurrizin e tyre dhe te familjeve.
Opozita dhe liderat e saj Berisha e Meta i kanë te gjitha kredencialet politike qe premtimet e saj te besohen sepse punet e saj flasin vete kur ajo ka qeverisur, qe nga NATO e liberalizimi i vizave e deri tek Rruga e Kombit,mijra kilometra rruge, projekte madhore per bujqesine etj.
Asnje tregues i arritur nga opozita dikur ne pushtet nuk u mbajt dot nga grabitqari Rama dhe te gjithe u perkeqesuan si mos me keq.
Ndaj kontrasti i ndershmerise politike te premtimeve te opozites perballë mashtrimit te perseritur te grabitqarit Rama flet vete.
Ndaj shqiptaret e kane kaq te lehte zgjedhjen ne 11 maj, ku grabitqari Rama kerkon mandat vetem per te grabitur edhe kater vjet te tjera, sepse vetem kete di te beje, ndersa opozita e bashkuar ka te gjithe seriozitetin dhe pergjegjshmerine e plote politiko shoqerore per te bere ndryshimin e madh rrenjesor, qe cliron Shqiperine nga kriza dramatike dhe ndal shpopullimin tragjik.