Gjatë një takimi me dibranët në fshatin Patin të Bashkisë Klos, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu ka hedhur akuza ndaj qeverisë për braktisjen e shkollave në zonat rurale. Ai solli në vëmendje shembullin e shkollës 9-vjeçare të rindërtuar në vitin 2007 në këtë fshat, e cila sipas tij është lënë në harresë, pavarësisht investimit që “do ta kishte zili edhe Tirana”.
“Mbi 60 nxënës të Patinit detyrohen të udhëtojnë çdo ditë 9 deri në 10 kilometra për të ndjekur mësimet në Klos, madje duke paguar 25 mijë lekë në muaj për transport,” deklaroi Mziu.
Ai theksoi se falë platformës qeverisëse të Partisë Demokratike do të hapen shkollat e mbyllura në të gjithë vendin dhe do të ofrohet një platformë mbështetëse për familjet, përfshirë pagë minimale prej 500 eurosh dhe pagë mesatare 1200 euro. Një tjetër pikë e theksuar ishte mbështetja për bujqësinë dhe rikthimi i diasporës, përmes një minimumi jetik prej 200 euro në muaj.
Xhelal Mziu :
Po ndodh…në fshatin Patin Bashkia Klos! ️Shkolla 9-vjeçare në Patin, është braktisur dhe pse ishte rindërtuar në 2007 që dota kishte zili dhe Tirana. ️Por, nxënsit e shkollës nuk vijnë tek kjo shkollë në mes të fshatit por rreth 60 nxënës ikin 9-10 km me makinë për në Klos, madje duke paguar nga 25 mijë lekë/muaj. ️Për shkaj të një platforme Qeverisëse më të mirën në 35 vite demokraci, do hapet kjo shkollë dhe shumë shkolla tjera kudo të mbyllura. ️Do rikthehet diaspora, ️do mbështet me minimum jetik 200€, ️pagë min 500€ , ️pagë mesatare 1200€, ️mbështetje bujqësie, ️ndërtim infrastrukture rrugore, ️uji, ️arsimi, ️shënetsie, etj. Voto PD-ASHM me nr1️⃣ Ne do të fitojmë






















