Partia Socialiste po përgatitet prej kohësh për zgjedhjet lokale të 14 majit, siç pohon në ”Debat” vetë sekretari organizativ i kësaj partie, Damian Gjiknuri. Socialistët janë të sigurt për një numër të lartë fitoresh të përgjithshme, ndërkohë që kuriozitet ka për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie. Midis kandidaturave, Gjiknuri bën edhe disa emrave të përveçëm. Një kandidat tjetër i pohuar nga Gjiknuri është Benet Beci për Shkodrën. “Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar, Benet Beci ka gjithë mundësitë të jetë kandidati kryesor. Është kandidat i mirë, e do Shkodrën, dhe Shkodra ka shansin historik që me Becin të ndryshojë edhe të gjithë trashëgiminë që i ka dhënë PD ndër vite”,- shton ai.
“PS pavarësisht kërcënimit të dobët nga opozita ka patur aftësi për vetëkorrigjim brenda saj, kjo edhe për arsye të lidershipit të zotit Rama. Drejtimi i Ramës ka rifreskuar drejtimin PS duke krijuar pritshmëri te shumë gjenerata dhe atë që janë jashtë PS si marrja e posteve qeveritare dhe freskimi i strukturave partiake, ka qenë një qasje nga lart poshtë që funksionon edhe kur nuk ka presion nga opozita. Aftësia për vetëkorrigjim duke lexuar situatën, duke pasur domosdoshmërinë për ndryshim njerëzish dhe imazhi, dhe ajo që pres unë nga qeverisja e PS, është të konsolidohet nga pikëpamja administrative dhe politikëbërëse, që shumë nga këto plane të rëndësishme të bëhen realitet shumë shpejt”.
“Por në një sistem kryesues PS i ka dhënë më shumë stabilitet vendit dhe e ka bërë vendin të jetueshëm. Fenomeni i emigracionit ndodh kudo ku ka disnivel. Kjo ndodh në çdo vend se nevoja për punë është rritur në BE. Shqipëria do të vuajë nga këto, por me politikat e reja qeveritare dhe me rritjen e rrogave. Ka ardhur momenti që brenda mundësive që të stimulohen të rinjtë e te rejat për të qëndruar në Shqipëri. Fakti që Shqipëria është vend i qëndrueshëm edhe me rritje ekonomike lineare, ka pasur progresin më të mirë në krahasim me rajonin”.
Duke qenë se ky është një vit elektoral, Gjiknuri shprehet se qasja e mazhorancës tek elektorati është përmes projekteve konkrete dhe transparencës. Kjo sipas tij është çelësi i suksesit; nevoja qytetare e përkthyer në politika publike, teksa pranon edhe dështimet.
“Mazhoranca ka programet e saj dhe kemi projekte konkrete që i kemi materializuar, opozita nuk ka vlerësuar asnjë vepër. Qasja jonë do të jetë transparencë projekte konkrete dhe atë që premton çfarë ke bërë ne shkojmë me bagazh arritjesh. Njerëzit na kuptojnë edhe vështirësitë që kemi por jemi ne që bëjmë të mundur atë që themi dhe jo ata (opozita) që e vetmja fjalë që dëgjon prej tyre është përmbysja. Të gjitha politikat tona reflektojnë shqetësime lokale dhe mënyra si e kemi ne të strukturuar delegimin politik. Ky është çelësi i suksesit nevoja qytetare dhe përkthimi në politika publike. Jo domosdoshmërisht gjithçka ka funksionuar mirë dhe ky është procesi i vetëpërmirësimit, ky është qëllimi ideal. Të gjitha politikat tona do të adresojnë të gjitha shqetësimet. Qeveria po nxit kreditë e buta dhe grantet e agroturizmit për t’i dhënë jetë zonave rurale.”




















