Eurodeputeti Michael Gahler/ Nxitimi i njëanshëm nga mazhoranca për Kodin Zgjedhor i mbyll portat e integrimit shqiptarëve

248
Sigal

 

Erisa Zykaj

 Eurodeputeti  i grupimit të partisë popullore europiane Michael Gahler i kujton kryeministrit Edi Rama se nxitimi i njëanshëm për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa u shprehur Komisioni i Venecias, do shtyjë procesin e integrimit europian. Eurodeputeti gjerman shprehet se shqiptarët nuk e meritojnë këtë. Ai paralajmëron se Shqipëria duhet të plotësojë  15 kushtet e vendosura për të fituar hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 -Pas aprovimit të rekomandimeve të Tonino Picula mbi zgjerimin, a i përmbahet Parlamenti Europian plotësimit të 15 kushteve para konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë?

Siç është përmendur në raportin tonë dhe referuar konkluzioneve të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të 25 marsit, ne kemi renditur qartë 15 kushte. Ne nuk kemi arsye, që të heqim dorë nga këto kushte, por presim përmbushjen e tyre. Disa prej kushteve duhet të plotësohen tërësisht. Mendoj, se nuk është një koinçidencë që reforma elektorale është e para në listën e konkluzioneve të Këshillit të ministrave dhe gjithashtu edhe për Parlamentin Europian dhe kjo duhet të vendoset me një konsensus të gjerë.

Nëse prishet konsensusi që u arrit në qershor për reformën zgjedhore gjatë zbatimit të saj, atëherë këtu ngrihen dyshime në shtetet anëtare, por edhe në Parlamentin Europian. Ne dëshirojmë, që të pritet dhe të ndiqet opinioni i Komisionit të Venecias

– A përbëjnë ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor nga qeveria shqiptare dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese pengesa reale për miratimin nga shtetet anëtare të kornizës negociuese për Shqipërinë?

Përshtypja ime është që ka një shqetësim shumë të madh lidhur me ndryshimet kushtetuese në kodin elektoral. Do të thoja, që ne kemi përpara një shans të fundit për këtë. Pas refuzimit nga presidenti Meta të draftit të ndryshimeve në kodin zgjedhor, presidenti e ktheu mbrapsht dhe kërkoi opinionin e  Komisionit të Venecias. Kjo bën pjesë te praktikat e mira e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera, ku Komisioni i Venecias njihet për kontributin e vlefshëm dhe udhëzimet e tij. Duhet të pritet opinioni i Komisionit të Venecias dhe jo të nxitohet në mënyrë unilaterale.

Pas refuzimit nga presidenti Meta të draftit të ndryshimeve në kodin zgjedhor, presidenti kërkoi opinionin e  Komisionit të Venecias. Kjo bën pjesë te praktikat e mira e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera

– Në 5 tetor, ju keni bëtë një deklaratë në Tëitter, duke thënë që përmes ndryshimeve të njëanshme, kryeministri Edi Rama po pengon perspektivën europiane të vendit dhe kjo mund të shtyjë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.

Po, ky është shqetësimi ynë. Ju e dini, që opinioni publik në Bashkimin Europian nuk është aq i favorshëm për zgjerimin e kësaj organizate në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për ne si parti popullore europiane dhe shumicën e grupimeve politike në Bashkimin Europian, ne duam që  të ecim përpara me zgjerimin. Shpresoj, që çështja e reformës elektorale  në Shqipëri që është një çështje e ndjeshme dhe që kërkon konsensus në çdo vend, të zgjidhet. Mundësia që krijohet për të pasur opinionin e Komisionit të Venecias duhet përdorur sa më mirë të jetë e mundur. Nëse gjërat bëhen me nxitim, kjo do të shtyjë të gjithë procesin.

– A do të thotë kjo që duhen pritur zgjedhjet e përgjithshme të prillit të 2021 për të parë zbatimin e reformës?

– Zbatimi i reformës bëhet përmes respektimit të ligjit dhe respektimit të dakortësisë mbi reformën. Nëse prishet konsensusi që u arrit në qershor për reformën zgjedhore gjatë zbatimit të saj, atëherë këtu ngrihen dyshime në shtetet anëtare, por edhe në Parlamentin Europian. Ne dëshirojmë, që të pritet dhe të ndiqet opinioni i Komisionit të Venecias. Kjo klimë politike armiqësore nuk i shërben aspak vendit për avancimin e tij në rrugën europiane. Opinioni ynë publik do informohet për situatën dhe do thotë: “Ua, a është ky një vend që ne dëshirojmë që ta mirëspresim në gjirin tonë?

– Komisioni Europian thotë ka 6 kushte para hapjes zyrtare të negociatave, Parlamenti Europian thotë 15 kushte dhe Këshilli i ministrave grupon po ashtu kushtet bashkë. Në mendimin tuaj, a duhen plotësuar 6 apo 15 kushte për hapjen zyrtare të negociatave?

Të paktën të plotësohen 6 të parat. Ato duhet patjetër të plotësohen dhe aty përfshihet reforma elaktorale. E kemi shumë seriozisht zbatimin e tyre. Në gjirin e 15 kushteve, gjashtë të parat janë kyçe, ndërkohë që për të tjerat kërkohet fillimi i zbatimit të tyre, jo zbatimi i plotë. Forcat politike duhet të jenë të bashkuara për integrimin europian, me një platformë, qëllim, angazhim dhe destinacion të pêrbashkët. Qytetarët presin këtë. Ne i bëjmë apel kryeministrit që të lerë gjërat në rrjedhën e tyre dhe kjo përfshin detyrimisht pritjen për opinionin e Komisionit të Venecias.

Ne kemi renditur qartë 15 kushte. Ne nuk kemi arsye, që të heqim dorë nga këto kushte, por presim përmbushjen e tyre. Disa prej kushteve duhet të plotësohen tërësisht

– Sa të rëndësishme janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë?

– Ne jemi dëshmitarë që vendi po kthehet në një farë mase në një qendër për shpërndarjen e drogës, por gjithashtu  edhe të prodhimit të saj. Eshtë në interesin e vetë vendit, që  të provojë me evidencë, që po lufton kundër të gjitha këtyre fenomeneve dhe që shqetësimet e shteteve anëtare për këtë po trajtohen.