Si ndryshoi pasuria e Alda Klosit, nga hiçi tek pronat e gjyshes dhe misteri i milionave. Deklarata e burrit të pastrueses si kryetar partie, koalicioni me PS dhe 15 zyrtarët e tjerë që ranë në rrjetën e vjedhjes së pastrueses së infiltruar në banesat e tyre
Burri i pastrueses në koalicion me PS, zbulohet partia e Spartak Dobit, mori pjesë disa herë në zgjedhje
Zbulohet sesi burri i pastrueses Rozeta Dobi, Spartaku është kryetar i një Partie. Bëhet fjalë për Partinë e Pajtimit Kombëtar, një nga shumë partitë e vogla në vend. Sipas kërkimit tonë, gjetëm se Spartak Dobi, ish-polic, tashmë në pension, pasion ka politikën, ku edhe e ka sfiduar veten në disa fushata.Partia e tij ka bërë edhe koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015, bashkë me 23 parti të tjera të vogla, në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Bashkëpunimi vazhdoi në 2019, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Dobin.

Partia
Por sërish është e paqartë arsyeja pse një familje kaq e integruar në kupolën qeverisëse, paralelisht me punët e ligjshme realizonte edhe vjedhjet.Habia e dytë lidhet me faktin sesi ministri Ulsi Manja mohoi njohjen me të ndërsa Spartak Dobi, ndërroi me urgjencë dëshminë e tij dhe takimin e bëri letër. A nuk e njeh ministri Manja aleatin e PS në disa palë zgjedhje? Lidhjet janë të forta, ndërsa detajet që po zbulohen po hedhin hijet e dyshimit për një rrjet klanor shumë të fortë në qeveri e institucione, ku edhe pastrueset zyrtarët i zgjedhin brenda klanit të tyre.
Nga hiçi tek pronat e gjyshes, divorci, milionat dhe misteri!
Hyri në administratë me 1 apartament dhe doli me disa, ja si ndryshoi pasuria e e ish-shefes së kabinetit të Ahmetaj
Në deklaratën e fundit, që Alda Klosi plotësoi si shefe e kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin nuk e ka deklaruar shumën 120 mijë Euro që kishte në shtëpi, që theksoi se ia kishte lënë xhaxhai.As sendet me vlerë.
Janë zbardhur deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.Sipas dokumenteve, atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.Ndërsa i bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera I kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.
Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.
Prona nga gjyshi?
Në deklaratën e fundit të plotësuar në gusht 2022 deklaron edhe dy sipërfaqe truall, trashëgimi nga gjyshja, konkretisht 216 dhe 160 m2 në Tiranë.Por në deklaratën e fundit, që Alda Klosi plotësoi si shefe e kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj nuk e ka deklaruar shumën 120 mijë Euro që kishte në shtëpi, që theksoi se ia kishte lënë xhaxhai.As sendet me vlerë. Ligji parashikon që cdo shumë mbi 15 mln lekë të vjetra në shtëpi duhet të deklarohet. Ku nis misteri që duhet ta zbulojë prokuroria.Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.
Drejtësia e re në gjumë
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës deri tanimë është fokusuar vetëm në vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë në shtëpinë e Klosit, duke gjetur si përgjegjës Rozeta e Havier Dobin. Organet hetimit nuk kanë filluar ende një hetim për ligjshmërinë e parave që Klosi deklaron se ka disponuar në banesë para se t’i vidheshin, ky informacion rezulton sipas që SPAK i drejtoi BIRN. Gjykata vendosi të hënën arrestin me burg të një gruaje dhe djalit të saj të cilët besohen se kanë vjedhur pará nga një zyrtare publike. Ata u arrestuan më 7 janar.
15 zyrtarë të tjerë në rrjetën e vjedhjes
Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se ndaj pastruese Rozeta Dobi, e cila është në burg për vjedhjen e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi, janë depozituar mbi 15 kallëzime. Llabani u shpreh se kallëzimet janë tërhequr në momentin që rasti i Klosit është bërë publik dhe personat që kanë bërë kallëzimet, kanë parë ‘telashet’ që i janë hapur ish-zyrtares.

PD: Alda Klosi është dora dhe firma ku qeveria vjedhur qindra miliona euro
Partia Demokratike doli sërish në konferencë për shtyp për superskandalin e vjedhjes në banesën e zyrtares së Edi Ramës.“Vjedhjet spektakolare nxorën zbuluar një pjesë të korrupsionit qeveritar,” tha zëdhënësja Floriana Garo. Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike.
A janë të ligjshme 120 mijë €? Alda Klosi dha dorëheqjen 5 ditë pasi denoncoi grabitjen
Grabitja e 120 mijë eurove në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt dhe këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi ka hapur një spirale hetimesh nga autoritetet.Prokuroria e Tiranës përveç hetimeve për Rezarta Dobin dhe të birin Havier Dobi ka nisur një veprim penal për hetimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe pritet që të thërrasë ish-këshilltaren e Kryeministrisë që të japë sqarimet e saj mbi këtë pasuri të padeklaruar.Organi i akuzës pritet që të kërkojë shpjegime dhe dokumente për burimet mbi të cilat është vendosur kjo pasuri si dhe do të ketë një hetim pasuror për Klosin, të cilës pas denoncimit për pastruesen që ia grabiti, do t’i duhet edhe të provojë nëse shuma e eurove ështe e ligjshme apo jo.Sakaq, mësohet se Klosi vetëm 5 ditë pasi kishte bërë denoncimin në polici për vjedhjen ka paraqitur edhe dorëheqjen nga detyra e saj pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.




















