Përjashtimi i Doshit, flet Meta: Ndajmë politikën nga shantazhi. Rama: Le të presim me durim hetimin e plotë

434
Sigal

TIRANE – Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur per here te pare publikisht per akuzat e renda qe deputeti i perjashtuar nga PS Tom Doshi beri ndaj tij, duke e ekuzuar se ka paguar per vrasjen e tij. Meta tha se e mbeshtet vendimin e Partise Socialiste per perjashtimin e Doshit, si nje pergjigje per ti dhene fund politikave te shantazhit mbi qeverine.

“Cilat akuza? Për ato para një jave apo të djeshme? Nuk jam habitur aspak nga akuzat e djeshmet Doshit pas përjashtimit të tij nga PS. Veprim që e përshëndes plotësisht, për arsye se është një veprim mjaft i qartë për të ndarë politikën nga shantazhi dhe për t’i dhënë fund praktikave mbi presionin e qeverisjes së vendit. Merreni me qetësi këtë gjë. Nuk habitëm për të. Unë pjesën serioze e kam konsumuar prej kohësh, shqetësimin e deputetit në fjalë, versionin e parë, i bërë i ditur prej tij, jo vetëm për mua por edhe për persona të tjerë me përgjegjësi institucionale, se ndaj tij po përgatitej një atentat ku porositësi ishte Agim Rama i cili do të paguante, gjithmonë sipas versionit të tij të atëhershëm 500 mijë euro, me qëllim destabilizimin politik të vendit, duke krijuar alibinë se në këtë çështje i përfshirë eshte Meta. Që në atë kohë unë jam takuar me Ministrin e Brendshëm Prokurorin e Pergjithshem, takim edhe në prani të Brahos. Dhe kam kërkuar marrjen e masave për zbardhjen e kësaj historie dhe vendosjen e personave të dyshuar para drejtësisë. Në dijeninë time, deri dje personi që ka penguar zbardhjen e ngjarjes rezulton deputeti Doshi. Nuk mund të flas në emër të prokurorisë apo policisë. Veprimet e mia kanë qenë në përputhje me ligjin, dhe është e drejeta e deputetit të ndërrojë versionet çdo 6 muaj”, u shpreh Meta ne nj eprononcim per mediat. 

Deklaratat e Doshit, Rama: Le të presim me durim hetimin e plotë  

Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.
‪#‎VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!