Në janar 2019, i’u drejtua zotit Berisha dhe i tha: A mund ta kalosh Atlantikun? Nga cilat të dhëna, nga u nis se nuk kishte asnjë të dhënë nga administrata amerikane përveçse kontaktet, që ai kishte pasur me drejtorin e kundërzbulimit të FBI McGonigal.
Denoncimi nga Partia Demokratike e rithemelimit se kryeministri Rama dhe ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal kanë komunikuar me telefona SKY dhe EncroChat kanë shtuar bindjen e një pjese të opozitës se pikërisht nga këto lidhje erdhi edhe shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit tha në një dalje televizive se Rama e porositi McGonigal që me lidhjet e tij të lobonte për shpalljen non grata në kuadër të goditjes së opozitës shqiptare. Aldo Bumçi tha: “McGonigal ka pranuar në gjyq që ai kundrejt pagesave kryente këtë punë, për të hequr dhe futur njerëz në listat e non-gratave. Po të shikojmë kronologjinë e ngjarjes takimet kur ai ishte në detyrë janë zhvilluar në 2017 dhe 2018, vijuan takimet, por ai dha dorëheqjen diku në vjeshtë të 2018. Çfarë deklaroi në parlament zoti Rama? Në janar 2019, i’u drejtua zotit Berisha dhe i tha: A mund ta kalosh Atlantikun? Nga cilat të dhëna, nga u nis se nuk kishte asnjë të dhënë nga administrata amerikane përveçse kontaktet që ai kishte pasur me drejtorin e kundërzbulimit të FBI McGonigal. Si mundet që nuk hetohet në Shqipëri? Si mundet të jetë Edi Rama kryeministër ndërkohë që McGonigal është i dënuar në Amerikë? Këtu duhet të kishte të paktën një çështje që të kishte zbardhur të gjithë këto fakte publike. McGonigal veproi në bashkëpunim me kryeministrin Rama. E ka takuar shumë herë në zyrën e tij takime të tjera në amerikë që janë të faktuara tashmë në dosjen gjyqësore. Ka folur për puse nafte, ka marrë pagesa dhe ka kërkuar hapjen e çështjes kundër opozitës shqiptare. Gjithashtu Charles McGonigal ka pranuar që ai kundrejt pagesave pra merrte pagesa për të futur dhe hequr njerëz nga lista e zezë.” Për ish-ministrin e jashtëm në intervistën dhënë MCN çështja McGonigal gjithashtu ka dëmtuar rëndë aleancën e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO pasi së fundmi emri i kryeministrit Edi Rama doli edhe në një raport të Kongresit Amerikan në të cilin u zbuluan pagesat 6.000 dollarë për të qëndruar në hotelin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në një periudhë kur Rama edhe McGoningal ishin takuar disa herë.


















