Ish-anëtarja e KPK-së Valbona Sanxhaktari, e cila e ktheu Vetingun në “sanxhak” të “tutorit” të saj Engjëll Agaçi, është sistemuar dhe strehuar në Kryeministri me ndërhyrjen e vetë Agaçit, i cili ka shkarkuar dhe konfirmuar në drejtësi me dhjetëra magjistratë përmes dorës së Bonës.
Disa ditë pas mbarimit të mandatit si anëtare e Vetingut, Valbona Sanxhaktari është katapultuar Drejtoreshë Juridike në Kryeministri, me zyrë pranë ustait të saj, Engjëll Agaçi, për të kopsitur bashkë lidhet me porosi të oligarkëve dhe të grupeve të interesave klienteliste.
Piketimi i Sanxhaktarit në këtë pozicion kyç në Kryeministri është bërë disa muaj më parë kur vetingashja shkarkonte gjyqtarë e prokurorë të ndershëm me porosi të Agaçit.
Jo vetëm kaq. Ditët e fundit, Engjëll Agaçi në pazar me Eduard Shalësin, ka piketuar Valbona Sanxhaktarit për ta emëruar përmes Parlamentit anëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në zbatim të këtij pazari, Valbona Sanxhaktari u paraqit dje në Komisionin e Ekonomisë të drejtuar nga Eduard Shalsi, ku paraqiti ‘vizionin’ e saj për pozicionin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit.
Kandidatët e tjerë janë: Emis Çerava, z. Julian Naqellari, z. Artur Ribaj, z. Petrit Perhati dhe z. Saimir Tola.
Me këtë lëvizje, tutori Engjëll Agaçi synon të arrijë dy qëllime; të emërojë Valbona Sanxhaktarin anëtare dhe më pas kryetare të Bordit të AMF-së.
Mbetet për t’u parë nëse Rama do ta miratojë këtë lëvizje në një kohë kur SPAK po heton skemën e korrupsionit të Sanxhaktarin dhe Agaçit me Vetingun, ku pagesat për të kaluar në shkallë të parë shkonin deri në 600 mijë euro, ndërsa shumë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe që kanë goditur krimin e organizuar janë shkarkuar me porosi të krimit, përmes Agaçit që kishte në patronazh Sanxhaktarin.
Një ndër skandalet e vettingut ishte padyshim edhe komisionerja Valbona Sanxhaktari, e cila ka gjykuar pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por rezultoi të mos kishte njohuritë dhe kapacitetet e duhura për të përmbushur detyrën e komisioneres së posaçme.
Valbona Sanxhaktari është vlerësuar nga anëtarët e komisionit të korrigjimit të fletëve të provimit me një rezultat ky mjaft i dobët në raport me studentët e tjerë garues. Sanxhaktari ka dhënë vetëm provimin me shkrim, ndërsa për ballafaqimin dhe dhënien e provimit me gojë përpara komisionit të Shkollës së Magjistraturës, nuk është paraqitur fare, pasi emërimi i saj ishte porositur.
Ndërkohë në 7 qershor të vitit 2004 rezulton se Sanxhaktari është marrë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.
Gjatë periudhës 2001-2003 Valbona Sanxhaktari ka ushtruar detyrën si juriste në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Por nga auditimet e KLSH në atë kohë u ngritën dyshime për abuzime me fondet publike në tenderin për rikonstruksionin e një konvikti në Elbasan.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës jo vetëm regjistroi procedimin penal, por dhe kreu hetime duke e marrë si të pandehur. /Marrë nga “Pamfleti”