Trump drejtuar udhëheqësit të Iranit: Paç fat, durimi ynë ka sosur tashmë

51
Sigal

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka mbaruar tashmë”, ndërsa konfirmoi se ende synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

A do ta godasë SHBA Iranin? Kjo është pyetja që Donald Trump i përgjigjet: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”. I pyetur nga gazetarët në lëndinat e Shtëpisë së Bardhë nëse SHBA po i afrohej një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump u përgjigj: “Nuk mund ta them… Ju vërtet mendoni se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?” “Ju nuk e dini nëse unë do ta bëj apo jo. Nuk e dini. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj,” tha ai.Nuk dihet ende nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në luftën kundër Iranit, sepse nganjëherë retorika e Trump është e kapuptueshme për të arritur qëllimin final.