Raporti i komisionarit: Hotel Plazza në Tiranë përgjon dhe filmon klientët

2797
Sigal

Një raport i Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale zbulon se Hotel Plaza në Tiranë është paditur nga klientët dhe nga punonjësit e saj se survejohen në ambientet e brendshme të godinës. Këto ankesa i janë dërguar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi i cili pasi ka bërë dhe verifikimet përkatëse, ka dalë në konkluzionin se Hotel “Plaza” në Tiranë përgjon e survejon në çdo cep të tij me kamera shumë cilësore. Madje thuhet se denoncime janë bërë dhe nga punonjës të këtij hoteli, të cilët janë ankuar se filmohen e regjistrohen gjatë kohës së punës, në biseda konfidenciale apo frekuentimin e mjediseve të këtij hoteli. Sipas procesverbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel “Plaza Tirana sh.a”, rezulton se ky biznes, me frekuentim të personave e grupeve klientë “VIP”, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit “ÇTV”, me kamera të thjeshta dhe cilësore “4K”, me rreze 360 gardë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit. Rekomandimi-Plaza-survejimi. Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (ÇTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje. “Në zbatim të Urdhrit Nr. 108, datë 23 .03.2018, u krye hetim administrativ, pranë subjektit Hotel “Plaza Tirana sh.a”, pas një serie dyshimesh dhe denoncimesh, të bëra nga klientë, kontraktorë e punonjës të këtij hoteli, lidhur me cenimin e intimitetit”. Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi “mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (ÇTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje”. “Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij. Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë. Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar: Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese dhe të shkatërrojnë brenda 15 ditëve të dhënat “sensitive” (grup gjaku) të mbledhura” – thuhet gjithashtu në raportin e komisionarit Besnik Dervishi.