Në Shqipëri, aty ku të vdekurit kanë të drejtë vote

564
Sigal

Edhe pse nga ministria e brendshme reklamoi me të madhe se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ-në e Vorës dhe Gjirokastrës përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezultojnë të gjallë për të votuar.

Në Vlorë, në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë.

Po, ashtu dhe në Gjirokastër. Emrat janë vënë re nga të afërm të të ndjerëve teksa kontrollonin listat në shpalosura në hyrje të qendrave të votimit.

Anomalitë i kanë pranuar edhe komisionarët, të cilët janë justifikuar se të tilla ndodhi janë hasur edhe në zgjedhjet e kaluara.