FOTO/ PS dje sulmoi PD për pandeminë, sot mblidhen pa asnjë distancë në tubim

447
Sigal

Partia Socialiste po mban sot një miting në Peqin. Fotot më poshtë që janë dërguar nga qytetarët në redaksinë e “Koha Jonë” tregojnë pamjet që fshihen nga mediat nga ana e drejtuesve të PS.

Janë me qindra persona të thirrur nga PS në takim që janë grumbulluar pa asnjë masë kundër pandemisë. Dje dhe sot, PS po përdor si “argument” mitingun e PD dhe aleatëve në sheshin “Nënë Tereza” duke i akuzuar për përhapjen e pandemisë.

Ndërkohë fotot tregojnë se socialistët janë të parët që shkelin rregullat dhe përhapin virusin vdekjeprurës pa asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale.