Në Britani nis të shqyrtohet kërkesa e Berishës për heqjen e Non Gratës, Rrjeti MSN: Sfidë historike

Ekipi ligjor i zotit Berisha do ta përdorë faktin se kryeministri i Shqipërisë kishte pasur dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit të Berishës nga Britania e Madhe, të cilin e kishte bërë të ditur paraprakisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke nisur nga e marta Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar do të nisë rishikimin e vendimit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Rrjeti ndërkombëtar, MSN raportoi të martën se Kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha është duke sfiduar ligjërisht vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non-grata. Kjo sfidë sipas kësaj media është historike. Kreu i opozitës do të përpiqet të anulojë ndalimin, që i ka bërë Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar. Politikani u ndalua nga Sekretarja e Brendshme e asaj kohe, Priti Pratel, që të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, për shkak të pretendimeve për kriminalitet dhe korrupsion,” -shkruan MSN. “Duke filluar nga kjo javë, kjo është sfida e parë e njohur ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri opozite të një shteti mik të huaj nga Mbretëria e Bashkuara. Berisha thotë se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion, të ngritura ndaj tij, janë të pavërteta. “Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe e kishte njoftuar atë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm. Ekipi i tij ligjor do ta përdorë këtë për të ngritur pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen për ndalimin e tij nga MB,”- vijon MSN. Duke komentuar këtë rast, avokati i zotit Berisha, Kartik Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm kur një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja me pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.

Sigal