U kapën me doza kokaine, dënohen me burg/ Çifti shqiptar rrezikon dëbimin nga Britania

15
Sigal

Një shqiptari që jetonte në Colchester iu tha sot se do përballet me dëbim pasi ai dhe gruaja e tij u dënuan për vepra droge.

Bruno Banaj, 31 vjeç dhe Deliona Banaj, 23 vjeç dolën para një gjyqtari të premten ku u përballën me akuza, përfshirë posedim dokumentesh identiteti false dhe posedim droge të klasit A.

Z. Banaj, nga Wiverton Road, Londër, pranoi se posedonte kokainë me qëllim shitjen, drejtimin e një automjeti pa patentë, përdorimin e një automjeti pa sigurim të palës së tretë dhe posejdim të mallrave të vjedhura.

Zonja Banaj, pa adresë fikse, pranoi se kishte dokumente të rreme identiteti me dashje dhe kishte marrë një automjet pa pëlqimin e pronarit.

Image

Gjykata dëgjoi se çifti ishin emigrantë shqiptarë, të cilët ishin përfshirë në tregtinë e drogës për të shlyer borxhet që kishin ndaj një individi që i ndihmoi ata të mbërrinin në MB.

Çifti fillimisht jetoi në Londër dhe më pas u transferua në Colchester ku bëhej pazari i drogës.

Gjykata dëgjoi sesi çifti u ndalua nga policia në janar pasi Hyundai i tyre, i cili ishte një makinë e vjedhur, aktivizoi një kamerë ANPR.

Policia kontrolloi zonjën Banaj, e cila kishte 23 mbështjellje kokaine dhe dokumente të rreme identiteti që sugjeronin se ajo ishte një grua sllovene e quajtur Brianna Teska.

Image

Kur adresa e tyre u kontrollua, u gjetën nga policia doza të tjera me kokainë.

Zoti Banaj, i cili u shfaq në bankën e të akuzuarve me një bluzë të bardhë, kishte pranuar në një intervistë në polici se shiste kokainë dhe se të gjitha sendet në makinë i përkisnin atij.

Gjykatësi Wilson tha: “Ju thatë se kishte pasur kërcënime për t’ju dëmtuar ju dhe familjen tuaj nëse nuk e paguani borxhin tuaj në lidhje me emigracionin tuaj në vend.

“Ju patën dhënë një automjet dhe ju thanë të shisni drogë për të shlyer borxhin tuaj.”

Duke e dënuar zotin Banaj me dy vjet e tre muaj burg, gjyqtari Wilson i tha: “Ëndrra jote për të qenë një qytetar i dobishëm në MB ka dështuar materialisht.

“Duke qenë se [dënimi] është më shumë se 12 muaj, mund të jeni subjekt i dëbimit të menjëhershëm duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar sot.”

Zonja Banaj, e cila u shfaq përmes video-lidhjes nga HMP Peterborough, u dënua me tetë muaj burg.