Zyrtari amerikan i jep mesazhin Ramës: Drejtësia duhet të jetë e pavarur

20
Sigal

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zbardhur takimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama, me Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada e SHBA-së thekson se në takim u diskutua mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavaruar dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të Shtetit të së Drejtës, rëndësinë e një Gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Edhe më herët në një takim, zyrtari amerikan theksoi se  rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë.