Mësuesi në Shënkoll në vend të dijeve, shpërndante hashash

406
Një mësues gjimnazi në Shënkoll të Lezhës dhe dy persona të tjerë përfunduan në pranga, për shkak se shpërndanin lëndë narkotike në shkollë. Sipas policisë lokale, mësuesi i gjimnazit Fatmir Ndreca, 46 vjeç, punonte si arsimtar në shkollën e mesme të Shënkollit dhe nxënësve me sa duket përveç dijeve, u shpërndante edhe lëndë narkotike.
Të paktën, këtë pretendon policia lokale, e cila sqaron se përveç mësuesit, ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht Sabri Zyba, 24 vjeç, dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç. Operacioni i koduar “Arbeit”, bëri të mundur sekuestrimin e një sasie prej 340 cigare brenda të cilave ishte kamufluar lënda narkotike marijuanë. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 555 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet Mitsubish, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Sigal