I gjithë pushteti i drejtësisë, në dorë të sovjetëve (socialistëve)!

443
Organizata “Reago”, i ka drejtuar një letër të hapur publike Xhorxh Sorosit, duke i kërkuar të largohet nga Shqipëria. Organizata “Reago” mendon se, Soros ka një plan sekret për falimentimin e ekonomisë së Shqipërisë ndaj duhet ta lërë vendin tonë.

Ja çfarë përmbante letra
“Të largohet nga Republika e Shqipërisë brenda 24 orëve… përndryshe ne do të hamendësojmë me “vdekjen” publike të Xhorxh Soros. Ky paralajmërim vjen, pasi kemi zbuluar planin sekret të Soros për falimentimin e Shqipërisë, ekonomikisht. Ky falimentim do të ndodhë me ndihmën e klasës politike shqiptare, të cilën Soros e ka kapur të gjithën”, thuhet në letër. Plani i Soros do t’i mundësojë atij fitime marramendëse për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri. Ai do të fitojë rreth 13 miliardë dollarë nga Shqipëria (një buxhet i tërë vjetor) për 10 vitet e ardhshme, me anë të koncesioneve shumë vjeçare që do të kenë fitime të mëdha”, thuhet më tej në letër.
Sigal