Projektligji për ‘Buxheti 2022’/ Sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, rendi i ditës

202
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00. Në rendin e ditës prej shtatë pikash, bëhet e ditur se do të diskutohet në parim e më pas votohet Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Po ashtu, projektligje për tatimet, akcizat dhe taksat kombëtare do të jenë në rendin e ditës dhe do të diskutohen nga nismëtari dhe deputetët përkatës.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 4.11.2021 dhe 8.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtëvotash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” tëndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim

7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisionet e tjera të përhershme Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim.