“Vajza e Presidentit” vjen në Pallatin e Kongresit

330
Sigal

 

Botime ‘AGRETA’ sjell tek lexuesi shqiptar librin triller të Bill Clinton dhe James Patterson, ku shpalosen dashuritë dhe intrigat ndërkombëtare

 

Faqet e librit shpalosin intriga, rivalitete, xhelozi, mllefe, zhgënjime, shantazhe, tradhti, tmerre, e mbi të gjitha me dashuri dhe besnikëri ndaj vlerës së familjes

Mehmet Gëzhilli/ Botues

Një triller i shkëlqyer në duart e lexuesit. Pas sprovës së kaluar me sukses “Presidenti është zhdukur”, sërish njëtriller nga dyshja e shquar,JamesPatterson dhe ish-Presidenti BillClinton: “Vajza e Presidentit”. Por libri i dytë nuk është vazhdim i të parit, ndoshta përveç stilit tejet tëveçantë tëtë shkruarit dhe tensionit në vepër. Tani flitet për ish-Presidentin MatthewKeating, një hero i forcave SEAL. Një terrorist libian me kordhë, që i mbijetoi një atentati, rrëmben për hakmarrje vajzën19 vjeçare të ish Presidentit. Terroristi fajëson ish Presidentin për vdekjen e gruas dhe tre vajzave të tij. Tanimë e keni të qartë konfliktin që lind nga hakmarrja. Ish Presidenti nuk shkon fare me Presidenten në detyrë, që ka qenë zëvendësja e tij. Ndaj ai thur vetë një plan për shpëtimin e së bijës, duke përdorur kontaktet e veta në administratë dhe nëpër botë. E bukura është që dhe kinezët kanë planin e tyre lidhur me rrëmbimin. Kapitujt janë të shkurtër dhe me shumë aksion, shkruar në kohën e tashme. Cilat janë përpjekjet e Presidentit për tëçliruar vajzën e vet?

 

Ai do të dalë vetë në terren dhe do të kthejë botën përmbys për ta shtënë sërish në dorë të bijën. Faqet e librit janë të mbushura me intriga, rivalitete, xhelozi, mllefe, zhgënjime, shantazhe, tradhti, tmerre, e mbi të gjitha me dashuri dhe besnikëri ndaj vlerës së familjes. Edhe pse libri është goxha i madh, ai mund të lexohet me një frymë në një ose dy ditë. Teknika e të shkruarit, ritmi, aksioni, struktura janë një markë e posaçme e JamesPatterson-it dhe BillClinton-it. Libri mund të quhet njëtriller politik. Rrëmbimi i fëmijës është njëzhgjëndër për ish Presidentin, diçka që nuk e priste kurrë. Intriga është e madhe dhe merr përmasa ndërkombëtare. Qysh sa zë fill historia, të mbërthen dhe të bën të mos e lëshosh librin nga dora. Personazhet janë të gdhendur dhe shumë autentikë. Ka një balancë mes aksionit dhe emocionit, me një pafundësi detajesh, sidomos nga operacionet ushtarake, por aq sa për ta mbajtur lart vëmendjen. Terroristi vë tre kushte: lirimin e tre të burgosurve, pagesën e 100 milion dollarëve nëbitcoin dhe një falje të plotë presidenciale për çfarëdolloj krimi që mund të kishte kryer terroristi. A do përmbushen kushtet e terroristit? A do ta ndihmojnë ish Presidentin të njohurit e tij në botë? A do arrijë Presidenti Keating të mbrojë familjen e vet? Ky libër ka marrë vlerësime pa fund dhe është një bestseller i padiskutuar. Tanimë pranë lexuesit shqiptar, botuar nga Argeta LMG.

Faqet e librit janë të mbushura me intriga, rivalitete, xhelozi, mllefe, zhgënjime, shantazhe, tradhti, tmerre, e mbi të gjitha me dashuri dhe besnikëri ndaj vlerës së familjes

BILL CLINTON u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1992 dhe shërbeu në këtë detyrë deri në vitin 2001. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai themeloi Fondacionin Clinton, i cili ndihmon në përmirësimin e shëndetit në shkallë globale, në rritjen e mundësive për vajzat dhe gratë, në frenimin e obezitetit dhe sëmundjeve të parandalueshme tek fëmijët, në krijimin e mundësive dhe rritjes ekonomike dhe në adresimin e efekteve si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ai është autor i një sërë librash, përfshi “ Jeta Ime’’, që u bë bestseller numër një në botë. Së bashku me James Patterson, ai është bashkautor i romanit bestseller “Presidenti është Zhdukur”.

 

JAMES PATTERSON është shkrimtari më i shitur në botë. Ai ka krijuar shumë personazhe dhe seri që kanë jetuar gjatë, përfshi këtu Alex Cross, the Woman’s MurderClub, Michael Bennett dhe Maximum Ride. Mes bashkëpunimeve të tij më të njohura letrare janë “Presidenti është Zhdukur”, me bashkautor presidentin Bill Clinton dhe seria Max Einstein, në bashkëpunim me Albert Einstein Estate. Për imagjinatën e jashtëzakonshme dhe ndihmën e paçmuar në promovimin e leximit në Shtetet e Bashkuara, atij i është akorduar “NationalHumanitiesMedal” për vitin 2019. Fondacioni Kombëtar i Librit i ka akorduar Çmimin në Letërsi për Shërbim të shquar ndaj Komunitetit Letrar në Amerikë, si edhe ka marrë Çmimin Edgar si edhe nëntë çmime Emmy. Jeton në Florida së bashku me familjen.