Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Partitë i bënë deputetë, zgjedhësit i përzunë nga Kuvendi!

238
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, krahas mjaft problemeve që lidhen me ndryshimet e njëanëshme të legjislacionit zgjedhor, shpalljen e të dhënave personale, ndërhyrjen e hapur të administratës qendrore dhe administratës së bashkive në procesin zgjedhor, mosveprimin e SPAK-ut, sidomos, në rastin e vrasjes dhe plagosjen e disa personave në Elbasan dhe kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e Prokurori i Elbasanit, mohuan në Konferencën e Shtypit gjetjen e dokumenteve kompromentuese në makinën pa targa dhe i pranuan po vetë ekzistencën e tyre në procesin zgjedhor, sollën edhe një të mirë publike.

Zgjedhësit shqiptarë nxorën nga parlamenti të gjithë deputetët, që u futën nga listat e dy partive, si ndëshkim ndaj mosmirënjohjes. Deputetët listare krijuan një muaj para zgjedhjeve edhe disa parti politike, me pretendimin se do të bëheshin parti parlamentare. Zgjedhësit shqiptarë i turpëruan, duke u dhënë të gjithëve bashkërisht më pak vota se sa lista e mbështetësve formalë, për t’u miratuar si parti nga Gjykata. Tani le të kapardisen si “gjeli mbi gur”!