Gara botërore e bukurisë Miss Summer World, festoi edicionin e saj të 10-të në një spektakël madhështor në një nga lokacionet me magjepëse në Shqipëri. Këtë vit Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrën e bukurisë botërore, duke mirëpritur me sukses edicionin jubilar të dekadës së parë të Miss Summer World 2026, spektakli ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike, kulturën, traditat dhe trashëgiminë tonë në arenën globale. Nën vizionin dhe drejtimin e themelueses dhe producentes së Miss Summer World Albana Çakshiri, ky event madhështor mblodhi në Himarë përfaqësuese nga plot 45 shtete të botës, duke e kthyer rivierën tonë në një skenë të madhe sharing, elegance dhe emocionesh të bukura. “10 vite janë rruga jonë e mbushur me sfida, vështirësi, por dhe krijimin e një strukture tërësisht ndryshe të një gare botërore. Stina e verës starton në atdheun tonë me eventin global që promovon turizmin, kulturën dhe trashëgiminë. Tashmë dekada e re do jetë tërësisht ndryshe por dhe me një event qe gjithkush do të dëshironte te ishte pjese ne cfarë do lloj forme.”, ka po pohuar per Telegraf Albana Çakshiri.
Kurora e fitueses këtë vit udhëtoi drejt Estonisë ku 23 vjeçarja Milena Denneng, u shpall fituese e këtij kompeticioni. Shoqeruese e 1-re u shpall Rumania, Shoqeruese e 2-te Gjeorgjia, ndersa vendin e Shoqerueses se 3-te e fitoi Moldavia, per tu mbyllur me vendin e Shoqerueses se 4-të qe shkoi oer Gambian. Qindra spektatorë ndoqën nga afër këtë ngjarje te madhe bukurie, i cili u zhvillua në një skenë fantastike të ngritur në sheshin kryesor të qytetit të Himarës, duke krijuar një atmosferë magjike mes dritave, muzikës dhe energjisë së bregdetit jonian. Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte kurorëzimi i fitueses nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, në praninë e Prefektes së Qarkut Vlorë, Evis Allushi, si dhe përfaqësuesit të Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria.
Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij aktiviteti ndërkombëtar pati Bashkia Himarë, e cila mbështeti organizimin e këtij eventi ndërkombëtar, duke kontribuar në promovimin e Himarës dhe gjithë rivierës shqiptare si një destinacion elitar turistik dhe kulturor. Mbrëmja gala u kthye në një festë të vërtetë dedikuar bukurisë dhe promovimit të vlerave shqiptare, ku natyra mahnitëse e detit Jon, kultura, mikpritja dhe tradita shqiptare morën vëmendjen e mediave dhe publikut ndërkombëtar. Përmes këtij eventi, Shqipëria vijon të promovohet si një destinacion turistik dhe kulturor me potencial të jashtëzakonshëm në skenën botërore.
“Miss Summer World 2026” vulosi edhe një herë Himarën si kryeqendrën shqiptare të turizmit dhe një nga destinacionet më të rëndësishme të eventeve ndërkombëtare në rajon. Edicioni i 10-të solli risi ne organizimin artistik dhe te te ftuarve te shumte, ndërsa kjo finale botërore krijoi kujtime per konkurentet nga 45 shtete të botës.
























