Avokati Altin Goxhaj demaskon identifikimin biometrik: Ja pse fleta e votimit ka qenë konspiracion i madh

344
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta teksa u shpreh se fletët e votimit janë lehtësisht të lexueshme me anë të bar kodit, prandaj dhe ai pretendon se mund të gjejë se për kë ka votuar secili qytetar. Avokati shpjegon se këtë eksperiment e kreu me 38 votues të cilët iu nënshtruan të gjitha proceseve si ditën e dielë të 25 prillit, por me një ndryshim, atyre iu lejua të fotografonin votën. Sipas Goxhajt, pajisjet e identifikimi elektronik i ka sjellë një kompani e lidhur me Xhorxh Sorrosin.

Denoncimi

Pjesmarrës ishin 50 vetë. Ndoqëm rregullat e KQZ-së. Fletët e votimit janë të rregullta, nuk kanë asnjë ndryshim me ato që votuan qytetarët. Unë ju tregoj që kjo shenja këtu është IQR kodi. Ky dokument thotë se bar kodi ka numrin serial, qarkun, numrin e qendrës së votimit. Koncepti qëndron se këto të dhëna janë të hedhura në fletë votimi. Kjo e dhënë është në fletën e votimit. Unë ju tregoj një gjë shumë të thjeshtë si dekonspirohet e gjithë skema. Unë mjafton të kem këtë të dhënën e bar kodit dhe këtë tjetrën e makinës së identifikimit elektronik. Në këtë të dhënë tregohet se në cilën sekondë je paraqitur. Ishte me radhë votimi. I thoja çdo kujt, voto ti atje dhe ta gjej unë në fund fare. Unë nuk kam gabuar në asnjë rast. E dini pse? Sepse mjaftonte të shikoja IQR kodin dhe e gjeja. I thoja zgjidhni kë të doni. Më mjaftonte të dija çfarë IQR kodi ke ti dhe të gjeja për kë ke votuar. Ishte një proces live. E panë të gjithë. U vërtetua që me fletën e votimit të Celibashit, të gjithë votuesit e kanë të përcaktuar për kë kanë votuar. Edhe sikur të ndodhë një gabim 1%, ai korrigjohet. Pra s’ka gabim fare. Kjo do të thotë se paska qenë një konspiracion i madh. Ne sot kishim treguar një makinë. Poshtë kishim shkruar Sorros. E dini përse? Unë kam një tabelë e marrë nga Amerika, që tregon që personi që është drejtor i ‘Smart Matic’, është anëtar i fondacionit Sorros. Personi quhet Marc Malloc. Ky qenka i President i grupit të Sorros.