Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm çështjen ndaj 9 personave të akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.
Të pandehur në këtë dosje janë Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali.
Në dhjetor 2021, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, vendim që u la në fuqi nga Apeli në shtator 2022.
SPAK i akuzoi se, përmes ndryshimit të kushteve dhe kritereve të tenderit, kanë favorizuar një prej kompanive garuese.
Sipas dosjes së prokurorisë, procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” duhej të zhvillohej në tri pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.



















