Kryemadhi flet për vizitën e Ramës në Turqi dhe tregon për hapësirat që i ka krijuar rinisë.

327
Sigal

Duke komentuar videon midis kryeministrit Edi Rama dhe Lefter Kokës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se njeriu që është deleguar në Durrës pas Nasip Naços është Elona Guri. Ajo tha se Guri është një kapacitet njerëzor dhe politik por dhe një organizatore shumë e mirë. Ditën që u zyrtarizua Rama deklaroi se do të shkonte në Vlorë dhe jo në Durrës pasi ka frikë nga ajo.

 

Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka…

 

E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ.

 

Për mua duhet të ishte në Parlament shumë kohë më parë…

 

Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit. Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë.

Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës.

Vizita e Ramës në Turqi, Kryemadhi: Nuk do të njohim asnjë lloj marrëveshje që cënon integritetin territorial, na bankën e të akuzuarve ata që do e lejojnë

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të gjithë deputetët e saj që do të dalin nga zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njohin asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial të Shqipërisë. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa komentonte vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. Ajo tha edhe ata që do ta lejojnë do të dalin në bankën e të akuzuarve.

Cili është komenti juaj në lidhje me vizitën e Kryeministrit Rama në Turqi?

Vetëm një fjali do të thosha: Shqipëria nuk është as Turqi, as Greqi e as Serbi. Shqipëria është Shqipëri. Mos të guxojë askush të bëjë pazare ne kurriz të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen apo për të krijuar azile politike për veten e tij. Nuk do njohim asnjë lloj marrëveshjeje. Unë si Monikë dhe çdo deputet i LSI që do të hyjë në Parlamentin e pas 25 prillit jo të vijë Greqia, Turqia, Serbia, Amerika apo Gjermania, kush të dojë të vijë të bëjë fushatë për Edi Ramën, çdo marrëveshje që cënon integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë është e papranueshme. Jo vetëm kaq, por do të dalin përpara bankës së të akuzuarve ata që e kanë bërë dhe ata që nuk e kanë dënuar dhe që e kanë lejuar që të ndodhë kjo gjë.

 

Unë dua të them që një nga sfidat e mëdhaja që ka LSI-ja nuk është thjeshtë hartimi i një programi që partitë politike pafundësisht shkruajnë programe dhe asgjë nuk realizohet. Një nga sfidat e LSI-së është ajo që çfarë njerëzit thonë. Një socialist tha sot se nuk votoj as Lulin dhe as Monën, votoj 9%. Socialistët ju kanë ardhur në majë të hundës taksat e larta. Unë dje kam qenë me një ekonomist që punonte në një bankë private. Nuk të votoj ty zonjë dhe unë thashë; pse ta takoj kur ky nuk më voton mua. Zonjë tha, unë do të votoj sepse më rrjep shteti im me taksën 23%, më rrjep shteti im që me një çmim energjie që unë burrë e grua nuk qëndrojmë në shtëpi. Mua më rrjet shteti im se nuk kam transport për fëmijët, se unë kam harxhuar 3 muaj rrogë për të shëruar prindërit nga Covid. Më rrjep shteti im se paratë i çon te oligarkët.

 

Pas një video të shfaqur të shfaqur në emisionin ‘Cim Peka Live’ të vitit 2000 kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaronte se do të punonte për të rikthyer rininë në Shqipëri, ajo e komentoi duke u shprehur se ka bërë shumë për rininë në këto vitë duke u dhënë hapësira për të ecur përpara.

 

Tani unë po kujtoj se sa shumë kam bërë unë për të rinjtë, duke u dhënë hapësira për tu bërë dikushi. Në vitin 2001 janë kthyer mbi 4 mijë të rinj nga Shqipëria, me një vendim qeverie të kryeministrit Ilir Meta, që  merrnin pagë të dyfishtë.  Në një farë mënyre ishte diskriminuese. Kam qenë me Ilir në Holandë në një takim me studentët shqiptarë dhe një nga studentët atje ka qenë një student që është tani në PS me mbiemër Dafa, i cili sot është kancelar në universitet. Dhe kemi bërë debat se pse ti që mbaron shkollën jashtë duhet të paguhesh me një pagë dyfish se unë që kam mbaruar në Shqipëri. Ky ishte një nga simulimet, që kemi bërë debat.