“Topi i artë”, FIFA publikon listën me votimet

604
FIFA ka publikuar votat e të gjithë kapitenëve dhe trajnerëve për ‘Topin e Artë’. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka votuar me pesë pikë Lionel Messin, tre pikë Cristiano Ronaldon dhe një pikë Thomas Mullerin. Ndërsa kapiteni Lorik Cana i ka dhënë 5 pikë portugezit Ronaldo, 3 Mesit dhe një pikë Neymarit.
Lajmi se Messi ishte fitues për herë të pestë i trofeut të “Topit të Artë” u publikua ditë më parë nga FIFA në faqen zyrtare të saj, por ai qëndrojë vetëm pak minuta dhe më pas u fshi. Gafë e pabesueshme, por që tashmë rezultoi që lajmi të jetë i vërtetë.
Mesi zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar me Barcelonën, duke arritur të fitojë 5 trofe nga 6 të mundshëm. Ndërsa me Argjentinën, Messi arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës Latine, të humbur më pas ndaj Kilit në finale.
Në ceremoninë e mbajtur në Zyrih u ndanë edhe çmime të tjera, ku Carli Lloyd u shpall futbollistja më e mirë për femra. Goli më i bukur për vitin që lamë pas u zgjodh ai i shënuar nga Wendell Lira 

Lista e votimeve 

Sigal