Ministri Mete takim me FMN, diskutohet reforma e financave publike

47
Sigal

Ervin Mete dhe Sebastian Sosa reciprokisht Ministri i Fanancave dhe Ekonomisë në Shqipëri dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor zhvilluan të martën një takim që në qëndër kishte vazhdimin e reformave të financave publike dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal në Shqipëri. Në takimin dypalësh bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FMN-së dhe mbështetja që ky institucion jep vendin tonë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare morën vlerësim. Nga ana tjetër diskutimi mes palëve u fokusua në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave të mëtejshme. Gjatë takimit u vlerësua ecuria e reformave të financave publike, përfshirë edhe adresimi i sfidave të reja për ekonominë e gjelbër. Në takim nga ana e Sebastian Sosa u shpreh angazhimi për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet shqiptare.